Sport

Allegri shpërthen ndaj drejtuesve të Inter-it: Jeni ****, do të përfundoni në vendin e gjashtë


Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, u zemërua shumë pas humbjes së ekipiet të tij në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Inter-it, duke u përplasur me drejtuesit e klubit zikaltër pranë dhomave të zhveshjes së stadiumit “Giuseppe Meazza”.

Bardhezinjtë ranë nga kupa pas humbjes së përgjithshme 2:1 pasi zikaltrit fituan 1:0 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, duke eliminuar skuadrën e Allegri-t.

Tensionet kanë qenë të larta në Juventus në javët e fundit, pavarësisht faktit se dënimi i tyre prej 15 pikësh u anulua përkohësisht nga Collegio di Garanzia i CONI-t.

“La Gazzetta dello Sport” detajon se si Allegri u përplas me drejtorët e Inter-it në stadium pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Allegri thuhet se ka bërtitur: “Ju jeni të gjithë një bandë ****, por gjithsesi do të përfundoni në vendin e gjashtë”, përpara se t’i kthehej skuadrës së tij për të deklaruar se “ne duhet të përfundojmë përpara tyre në ligë, nuk duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve.”

Ndihmës-trajneri i Juventusit, Marco Landucci, së fundmi u dënua me 5 mijë euro gjobë dhe ndalim me një ndeshje nga Serie A për fyerjen e trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore