Sport

Allegri mund të kthehet te Juventus-i… këtë sezon


Me sezonin e parë të Pirlo-s që nuk po shkon sipas pritshmërive, Juventus-i po mendon që t’a zëvendësoj atë këtë sezon.

Emri me të cilën zonja e vjetër po mendon ta zëvendësoj Pirlo-n, është ish-trajneri super i suksesshëm i kësaj skuadre, Massimiliano Allegri.

Pirlo është mbi “xhëmba” te bardhezinjtë dhe rrjedha e karrierës së tij mund të ndryshoj brenda këti sezoni, madje brenda ditësh.

Nga Italia, raportohet që nëse Juventus-i dështon ta mposht Napoli-n këtë të mërkurë, koha e tij në stolin e Juventus-it do vijë në fund.

Juve janë aktualisht të katërtit në Serie A, barazuar me pikë me Napoli-n e vendit të pestë dhe 12 pikë pas liderëve të Inter-it.

Nga pretendentë për titull, zonja e vjetër po rrezikon vendin në Champions.

Presidenti i klubit, Andrea Agnelli, ka biseduar me Allegri-n dhe besohet që është vetëm qështje kohe deri sa të shohim atë prap në stolin e Juventus-it.

Ka njerëz në klub që mendojnë se duhet t’i besohet ende Pirlo-s. I tillë është ish-futbollisti i klubitm Fabio Cannavaro.

“Mbrojeni Andrea Pirlo-n, shikoni se si është rritur Napoli pasi vendosën që ende t’i besojnë Gattuso-s”, tha Cannavaro.

Pas nëntë titujve me radhë, duket se Juventus-it i ka ardhur koha për tranzicion në klub.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore