Muzikë

Alessandro Cattelan, Laura Pausini dhe Mika – nikoqirë të “Eurovision Song Contest 2022”


Treshja, Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika do të jenë nikoqirët e ceremonisë së  “Eurovision Song Contest 2022” në Torino dhe lajmet do të shpallen zyrtarisht gjatë Festivalit të Sanremos në fillim të muajit shkurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia italiane e lajmeve Adnkronos, e cila citon “burime të sigurta në mirë informim”.

Thashethemet për të tre yjet kanë qarkulluar prej muajsh dhe sipas, Adkronos, këngëtarja Laura dhe drejtuesi televiziv Alessandro kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre, me përjashtim të këngëtarit britanik, Mika, i cili e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij, por që thuhet se tashmë është gati të nënshkruajë kontratën e tij.

Njoftimi zyrtar pritet të vijë në natën e dytë të Sanremos, me 2 shkurt – sepse Laura është planifikuar të shfaqet si e ftuar speciale atë mbrëmje.

Në dhjetor, mediumi, Dagospia raportoi se Laura – ndër artistet më të njohura italiane në botë – ishte mes emrash të lakuar për tu shfaqur në rolin e prezantueses në “Eurovision Song Contest 2022”.

Laura Pausini.

Ajo ka fituar pothuajse çdo çmim të madh – duke përfshirë një çmim të “MTV Italian Music”, “Grammy Awards”, “Latin Grammy Awards” dhe “Billboard Latin Music Awards”.

Ajo hyri në skenë duke fituar seksionin e të sapoardhurve në Festivalin e 43-të të Sanremos në vitin 1993 me këngën e saj debutuese “La solitudine”.

Ndërkaq, albumi i saj i vitit 2006 – “Lo canto”, ishte albumi më i shitur i vitit në Itali.

Ju mund të mbani mend që Laura performoi këngën e saj të nominuar për Oscar “Io Si/Seen” në parashfaqjen e evenimentit të vitit 2021.

Eurovizioni do të përshtatej me shtytjen e saj të vazhdueshme në skenën ndërkombëtare. Siç raportoi gazeta, gjatë këtij viti, ajo do të luajë në një film për platformën, Amazon.

“Po kërkoja diçka novatore në skenarë, por nuk ndjeva dëshirën për t’ia thënë vetes. Pastaj kuptova se kishte një gjë që doja të ndaja. Do të përpiqem ta them sa më sinqerisht të jetë e mundur”, është shprehur ajo.

Gjithsesi, në shtator, drejtori i televizionit, “Rai 1”, Stefano Coletta konfirmoi se Rai ishte në negociata me Alessandro Cattelan për ta ftuar në rolin e prezantuesit të “Eurovision Song Contest”.

Alessandro Cattelan.

“Po flas me Alessandro Cattelan edhe për Eurovizionin. Siç e dini në këtë kohë Rai është i fokusuar në qytet. Akti i parë komunikues që Rai do t’ju ofrojë së shpejti. Pastaj më vonë do të punohet se kush do të përfaqësojë dhe na tregojë për këtë ngjarje, por para se të më pyesni, kam disa muaj që flas me Alessandron, sepse aty duhet edhe një punë teknike”.

“Nuk është vetëm kodi i TV, i cili është funksional, por edhe aftësia, dhe duhet të ketë përjetuar pak nga ato gjëra ndërkombëtare, ajo shpejtësi e tregimit që shkon përtej asaj lokale dhe globale. Për mua, Alessandro mund të jetë vërtet një vlerë e rëndësishme për Rain”, kishte thënë Coletta.

Kur bëhet fjalë për artistin, Mika, ai dhe ekipi i tij e kishin mohuar mundësinë se ai do të ishte prezantues i Eurovizionit të sivjetshëm.

Mohimi erdhi në një intervistë të publikuar nga gazeta franceze, Le Journal du Dimanche, pasi një gazetar e pyeti edhe një herë Mikën nëse thashethemet janë të vërteta.

Mika.

Ai pati thënë – “Unë me të vërtetë nuk e di se për çfarë po flisni. Duhet të keni lexuar gabim – ndërroni syzet”.

Ishte, sigurisht, një rezultat i parashikueshëm duke pasur parasysh opinionin negativ të Mikës për Eurovizionin.

Në edicionin më të fundit të, X Factor, Mika e përforcoi këtë ndjenjë disa herë, duke e quajtur dikur koreografinë e një këngëtari “tepër Eurovision” – në një mënyrë negative.

Krijuesi i hitit “Grace Kelly” madje ishte i shqetësuar për konkurrentët në ekipin e tij që zgjidhnin këngët e Eurovizionit – një tjetër shenjë se opinioni i tij për konkursin e këngës nuk ka ndryshuar që kur ai u tha më parë gazetarëve francezë se “shumica e këngëve të dërguara në konkurs janë të turpshme”.

Mika është një interpretues dhe personalitet i njohur në Itali. Përveç shërbimit si mentor në versionin italian të X Factor, ai ka luajtur edhe në serialin popullor të varietetit “Stasera Casa Mika”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore