Sport

Albin Tahiri shënon rezultatin më të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore


Skitari nga Kosova, Albin Tahiri, ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Tahiri shënoi rezultatin më të mirë në LOD, në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin, duke u renditur në vendin e 35-të nga 43 garues sa ishin pjesëmarrës.

Skitari kosovar e arriti këtë pozitë, duke përfunduar garën në kohën prej 1 minutë e 52.44 sekonda.

32 vjeçari do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore