Lajme

Akuzohej për komplot ndaj qeverisë iraniane, lirohet Nazanin Zaghari-Ratcliffe


Nazanin Zaghari-Ratcliffe, gruaja britaniko-iraniane e arrestuar në Iran gati gjashtë vjet më parë, është liruar dhe është duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

43-vjeçarja u arrestua në vitin 2016 dhe u akuzua për komplot për të rrëzuar qeverinë iraniane, të cilën ajo e mohoi.

Deputetja, Tulip Siddiq, shkroi në Twitter se “Zaghari-Ratcliffe ishte në aeroportin e Teheranit dhe ishte “në rrugën e saj për në shtëpi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore