Aplikacione

Aktivizimi dhe çaktivizimi “Color Filters” në Windows 11


Ka dy mënyra të shpejta për të aktivizuar ose çaktivizuar “Color Filters” në Windows 11. Për ta bërë këtë duke përdorur miun, tastierën ose ekranin me prekje, klikoni ose prekni butonin cilësimet e shpejta në shiritin e detyrave (i cili është një buton i padukshëm i vendosur mbi altoparlant dhe ikonat Wi-Fi) dhe më pas zgjidhni “Accessibility”.
 
(Nëse nuk e shihni butonin “Accessibility” në menynë tuaj të cilësimeve të shpejta, trokitni lehtë mbi ikonën e lapsit dhe shtoni atë në menunë tuaj.)
 
Në menynë e cilësimeve të shpejta “Accessibility”, trokitni lehtë mbi çelësin pranë “Color Filters” për ta aktivizuar.
 
Për të çaktivizuar filtrat e ngjyrave më vonë, thjesht hapni sërish “Cilësimet e shpejta” dhe kthejeni çelësin pranë “Color Filters” në pozicionin “Off”.
 
Gjithashtu, ju mund të aktivizoni një “shortcut”. Për ta bërë këtë, hapni Cilësimet dhe lundroni te Accessibility > Color Filters dhe më pas ktheni çelësin pranë “Keyboard shortcut for color filters” në “ON”. Pas kësaj, mund të shtypni Windows+Ctrl+c në tastierën tuaj për të aktivizuar ose çaktivizuar filtrat e ngjyrave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore