Kosova

Aktivisti serb beson se marrëveshja për targat dhe kartat e identitetit tashmë është arritur


Aleksandër Arsenijeviç

Aleksandër Arsenijeviç, lideri i iniciativës qytetare “Mbijetesa Serbe”, i cili po cilësohet si kundërshtari i Listës Serbe në Veri të Kosovës, mendon se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat dhe kartat e identitetit është arritur qysh në takimin e 18 gushtit në Bruksel.

E ndërsa arsyeja se pse një gjë e tillë mbahet e fshehur nga publiku i gjerë qëndron në faktin se deleguarit amerikano-evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak po tentojnë të blejnë kohë në atë mënyrë që marrëveshja e arritur të jetë e zbatueshme tërësisht.

Arsyeja tjetër sipas tij është se tensionet dhe diskursi luftënxitës ndërmjet palëve ende është prezent dhe mu për këtë arsye po tentohet që dy liderët në fund të ditës të dalin si shpëtimtarët e kombeve respektive të tyre.

“Escobari dhe Lajçaku janë këtu për të parë zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura. Kujtojmë se Lajçak’u ka ardhur pas çdo marrëveshje të vështirë për të biseduar me zbatuesit asaj marrëveshjeje që në këtë rast janë politikanët shqiptar dhe serbë”, ka thënë ai për të përditshme serbe Danas.

Sipas Arsenijeviç shumë qytetarë serb në Veri ndajnë mendimin e njëjtë si të tijën lidhur me këtë çështje, por shton ai se ka edhe qytetarë që janë skeptik në gjithçka që po ndodh rreth tyre për më shumë se një muaj.

“Kjo është plotësisht e kuptueshme sepse prania e njësive speciale në Veri të vendit ishte anormale dhe e pakuptueshme për ne deri tani”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore