Lajme

Aktivistët paralajmërojnë dështimin për të frenuar emetimet e transportit në Evropë


Në Evropë, dështimi për të trajtuar emetimet e transportit mund të çojë në pompimin e thuajse gjysmës së ndotjes së ngrohjes së planetit të kontinentit deri në vitin 2030.

Të nxitur nga makinat ndotëse dhe nga etja në rritje për fluturime – referuar raportit më të fundit – emetimet e transportit në Evropë janë rritur me 26% që nga viti 1990.

Kjo, paçka se përpjekjet për të pastruar zona të tjera të ekonomisë kanë çuar në një rënie të përgjithshme të emetimeve.

Nëse politikat vazhdojnë të pastrojnë transportin më ngadalë se sektorët e tjerë, si energjia elektrike dhe industria, gazrat serrë të emetuara kur evropianët lëvizin mund të përbëjnë 44% të emetimeve totale të kontinentit deri në fund të dekadës, sipas grupit Transporti dhe Mjedisi (T&E).

Transporti ka qenë “fëmija problematik” i përpjekjeve të Evropës për klimën, ka thënë William Todts, drejtori ekzekutiv i T&E.

“Lajmi i mirë është se emetimet e transportit në Evropë kanë arritur kulmin. Lajmi i keq është se sektorët e tjerë po dekarbonizohen tre herë më shpejt”.

Raporti sakaq ka vlerësuar se politikat aktuale do të ulnin emetimet e transportit me 8% nga tani deri në fund të dekadës, me flotat e makinave të trashëguara që vazhdojnë të djegin naftë, pronarët e anijeve përballen me pak nxitje për të kryer operacionet e tyre në mënyrë më efikase dhe zgjerimin e aeroporteve dhe kërkesën për fluturimet kompensojnë fitimet nga marrja e karburanteve më të gjelbra.

Po ashtu u ka drejtuar thirrje politikëbërësve që të “lehtësojnë punën” duke ndaluar rritjen e kërkesës për transport.

Ndër rekomandimet në raport ishin zhvendosja e taksave për makinat për të përshpejtuar kalimin në automjete elektrike, inkurajimi i industrisë së transportit për të përdorur teknologji efikase, reduktimi i fluturimeve të biznesit dhe ndërtimi i më pak rrugëve dhe aeroporteve.

Raporti ka zbuluar gjithashtu se politikat aktuale për të ulur emetimet në sektorin e transportit nuk do të mjaftonin për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2050.

Krahasuar me nivelet e tyre në vitin 1990, të cilat vendet e kanë marrë si bazë të tyre për uljen e emetimeve të gazeve serrë, emetimet e transportit në Evropë janë në rrugën e duhur për të rënë 25% deri në vitin 2040 dhe 62% deri në vitin 2050.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore