Lajme

Aktivistët në Hong Kong dënohen me 16 muaj burg


Shtatë aktivistë janë dënuar në Hong Kong me 16 muaj burg, për rolin e tyre, në një asamble të paautorizuar në kulmin e protestave antiqeveritare në vitin 2019.

Akuzat ndaj tyre ishin: organizim dhe nxitje për të marrë pjesë në tubim ilegal në vitin 2019.

Në atë kohë, mijëra njerëz dolën në rrugë dhe policia i shpërndau me gaz lotsjellës.

Aktivistët e arrestuar janë: Figo Chan, një ish-këshilltar i Frontit për të Drejtat e Njeriut të shpërndarë tashmë (CHRF); Raphael Wong dhe Avery Ng të partisë politike të Lidhjes së Social Demokratëve; dhe ish-ligjvënësit Cyd Ho, Yeung Sum, Albert Ho dhe Leung Kwok-hung.

Përveç Raphael Wong, të pandehurit e tjerë po vuanin dënimin në burg që pas protestave.

Ligji i sigurisë kombëtare?

Hong Kong – një rajon i veçantë administrativ i Kinës – miratoi një ligj sigurie, me ndërhyrjen e Pekin-it.

Analistët janë shprehur se kjo ka të bëjë me ndërhyrjen e qeverisë së Pekin-it për të siguruar që qyteti ka një kornizë ligjore me ato që i sheh si sfida serioze ndaj autoritetit të tij.

Detajet e 66 neneve të ligjit u mbajtën të fshehta deri pasi ai u miratua vitin e kaluar.

Ligji hyri në fuqi më 30 qershor 2020, një orë para 23-vjetorit të dorëzimit të qytetit të Kinës nga sundimi britanik.

Kjo i jep Pekin-it fuqi për të formuar jetën në Hong Kong, që nuk ka pasur kurrë më parë. Kritikët thonë se, në mënyrë efektive, kufizon protestën dhe lirinë e fjalës – Kina ka thënë se do të kthejë stabilitetin.

Ndryshimet në Parlamentin e Hong Kong-ut

Parlamenti në Hong Kong, më 27 maj, ka miratuar një ligj të diskutueshëm të reformës zgjedhore.

Ky ligj synon t’i mbajë larg njerëzit që Kina i konsideron “jo patriote” nga pozicionet e pushtetit politik.

Projektligji do të nënshkruhet në ligj së shpejti nga ekzekutivi i qytetit Carrie Lam, i cili ka thënë se komiteti i ri i vetingut nuk do të diskriminojë njerëzit për pikëpamjet e tyre politike, por përkundrazi do të heqë “jo-patriotët”.

Reforma do të lejojë një panel pro-Kinë për të verifikuar dhe zgjedhur kandidatët, duke zvogëluar përfaqësimin demokratik.

Kritikët paralajmërojnë se është krijuar për të hequr të gjitha kundërshtimet nga parlamenti, duke lejuar Pekinin të forcojë kontrollin e tij mbi Hong Kong-un.

Që kur ligji i reformës zgjedhore u iniciua nga qeveria kineze në muajin mars, ai ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë vitit të kaluar, një numër në rritje i aktivistëve pro-demokracisë janë arrestuar sipas një ligji të veçantë të sigurisë kombëtare që hyri në fuqi vitin e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore