Lajme

Aktakuzë kundër një shqiptari për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë


Ilustrim

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës ka ngritur katër aktakuza për krime lufte të kryera në Sarajevë, Banja Lukë, Vllasenicë dhe Magllaj gjatë konfliktit të viteve 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Aktakuza e parë është ngritur ndaj Mustafa Gegaj i cili akuzohet se si pjesëtar i Korpusit të Parë të Ushtrisë së Bosnje dhe Hercegovinës, ka marrë pjesë në keqtrajtimin dhe torturën kundër civilëve serbë.

Gegaj është arrestuar për shkeljen e Konventave të Gjenevës për mbrojtjen e civilëve dhe të burgosurve të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, njoftoi prokuroria të enjten.

“Ai është akuzuar për kryerjen e krimeve në lagjet Hrasnica, Butmir dhe Sokolovic në Sarajevë kundër viktimave serbe që mbaheshin në mënyrë të paligjshme në objektet e paraburgimit në zonën e Hrasnicës gjatë vitit 1992, duke kryer kështu veprat penale të krimit të luftës kundër popullatës civile dhe krimit të luftës ndaj të burgosurve të luftës”.

Agjencia Shtetërore për Investigim dhe Mbrojtje theksoi se pas procedimit të Gegajt, ai do t’i nënshtrohet juridiksionit të prokurorisë së shtetit.

Aktakuza u ngrit edhe kundër 15 personave të tjerë për krime kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, të kryera në Burgun Ushtarak dhe Hetimor të Banjallukës, nga viti 1992 deri në vitin 1995.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore