Shqipëria

Aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren, burg për drejtuesin e mjetit


Gjykata e Tiranës ka caktuar më datë 20 janar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për drejtuesin e mjetit me iniciale A.G., i cili aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen.

Ai është akuzuar për veprat penale “Aksident me pasojë vdekjen” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Kujtojmë se ngjarja është shënuar mesditën e 17 janarit. Si pasojë e mitura ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Aksidenti u regjistrua në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore