Lajme

Aksident në Pejë, lëndohen pesë persona


Ilustrim

Pasditen e kësaj të marte të 3 majit në fshatin Dubovë të Pejës në një aksident ku janë përfshirë dy vetura janë lënduar pesë persona.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:30, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dubovë të Pejës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa lëndime kanë marrë pesë persona”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Ndërkaq më 2 maj, në Drenas dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti.

Po të njëjtën ditë, në një aksident tjetër në fshatin Abri, ishin përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Sipas të dhënave të policisë, të hënën në Kosovë kanë ndodhur 68 aksidente të komunikacionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore