Zgjedhjet në Kosovë

Ahmeti thumbon Konjufcën nëpërmjet Bahtirit


Shpend Ahmeti

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ironizuar me rezultatin e Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut, të shpallura nga EXIT POLL-et.

Ai në murin e tij në Facebook ka shkruar “Bashka Akademia!”, duke iu referuar kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje në qytetin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Ahmeti ka bërë një kombinim të asaj çfarë thoshte në një fushatë Bahtiri dhe asaj çfarë i thoshte Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, se “Bahtiri është Akademik” krahasuar me konkurrentet e tij.

Bash Akademik, e përzierë me Bashk-n e Bahtirit, sipas projeksioneve te rezultateve, Ahmeti ka thënë “Bashka Akademia!”

Bedri Hamza i PDK-së, ka përmbysur rezultatin në Mitrovicë të Jugut duke dalë para kryetarit aktual nga LVV-së, Agim Bahtiri.

Hamza madje, sipas rezultateve të EXIT POLL-it të Albanian Post, fiton pa balotazh me 57.9%.

I dyti është Bahtiri me 32.5%.

Kurse i treti, kandidati i LDK-së, Armend Agolli me 9.6%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore