Sport

Aguero transferohet te Barcelona nëse Messi qëndron


Sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero është një nga lojtarët më të dëshiruar për klubet e ndryshme në Evropë, pasi që atij i skadon kontrata këtë verë dhe transferimi i tij do të bëhet me parametra zero.

Mes shumë klubeve të interesuara për Agueron, është edhe Barcelona, e cila ka shfaqur interes për lojtarin argjentinas.

Gjithashtu edhe Aguero e dëshiron një transferim të klubi “blaugrana”, por ai ka një kërkesë të veçantë që të luaj atje, madje kjo dëshirë e tij do t’i pëlqente shumë edhe presidentit të klubit Joan Laporta.

Siç raporton gazeta spanjolle “AS”, nëse Messi do të vendosë të qëndrojë te Barcelona, atëherë Aguero do të transferohet në “Camp Nou”, ku e pret një kontratë dy vjeçare me pagë rreth 10 milionë euro në sezon.

Gjithashtu edhe mediat argjentinase garantojnë se destinacioni i preferuar i Agueros është pikërisht Barcelona, ku ai dëshiron të luajë bashkë me Messin, me të cilin janë shokë te kombëtarja argjentinase.

Sulmuesi argjentinas, pavarësisht se është 33-vjeçar, ai ofron ende garanci për të garuar në nivele të larta dhe shumë klube kanë nisur kontaktet me menaxherët e tij, për t’i ofruar një kontratë për sezonet e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore