Shqipëria

Agim Ismaili emërohet në krye të IKMT-së


Agim Ismaili, ish-drejtori i Burgjeve, është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) këtë të premte të 17 marsit.

Pozicion ky, i cili është mbajtur nga Dallëndyshe Bici. Por më herët, ajo ka marrë drejtimin e Kadastrës, pas shkarkimit të Artan Lames.

Ismaili ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ku do të mbahet mend për implementimin e sistemit 41 bis.

Po ashtu ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.

Ai është diplomuar për Inxhinier elektroteknik për energjetikën në vitet 1987–1992 dhe ka kryer Master Shkencor në Akademinë e Rendit për specialist i lartë policie në vitet 1997–2001.

Kurse më pas ka kryer edhe studimet e larta për Drejtësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore