Kosova

Afër 7 mijë qytetarë të Prishtinës përfitojnë monetarisht


6 mijë e 704 qytetarë të Prishtinës të infektuar me COVID-19 kanë përfituar nga komuna nga 50 respektivisht 100 euro.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të mërkurën se ka filluar ekzekutimin e mjeteve për personat që kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Verifikimi i emrave të qytetarëve është bërë nga listat e IKSHPK-së, klinikave private të licensuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Personave deri në moshën 65 vjeçare do tu ndahen nga 50 euro ndërkaq atyre mbi 65 vjet, nga 100 euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore