Shqipëria

Afati i fundit, pritet regjistrimi i koalicionit dhe PD-së


6 marsi është dita e fundit e përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të regjistruar partitë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kjo e hënë pritet të jetë një ditë e ngarkuar për Partinë Demokratike, e cila e gjen vetën sërish të përçarë.

Sali Berisha do të zyrtarizojë koalicionin e tij dhe Enkelejd Alibeaj “do të vulosë” se kujt i përket selia blu.

Berisha ka bërë me dije se do të futet në zgjedhje nën ombrellën e një koalicioni, në pamundësi për të garuar nën siglën blu.

Edhe pse është parashtuar kjo mënyrë, përfaqësuesit ligjor të grupimit Berisha Ledio Nuraj dhe Franc Nuri kanë depozituar dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor.

Të njëjtën gjë pritet të bëjë sot edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Në fund do të jetë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi i cili do të vendosë se cilën kërkesë do të pranojë.

Ndonëse situata është e qartë që me pranimin e koalicionit.

Kjo pasi vendimi i fundit i Gjykatës për statusin e Partisë Demokratike ka zhbërë të gjitha vendimet e marrë nga Berisha, duke përcaktuar se vula i mbetet kreut të Grupit Parlamentar, Alibeaj.

Duket se zgjedhjet e 14 majit do të jenë një përsëritje e atyre të vitit të kaluar, të paktën për situatën e krijuar në PD.

Edhe pse pranuan se do të futen në zgjedhje me koalicion, demokratët e Berishës ende deklarojnë se ka vetëm një PD.

Madje ata kanë miratuar edhe rezoluta që dënojnë veprimet e Alibeajt dhe ish-kryetarit demokrat, Lulzim Basha.

Ky i fundit dhe pse i deklaruar si i dorëhequr ende nuk e ka zyrtarizuar atë. Pra ligjërisht ai është në krye të Partisë Demokratike derisa Gjykata ta regjistrojë dorëheqjen.

Duke lënë pas situatën e krijuar në PD, në KQZ është regjistruar Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë, e cila futet sërish në lojë.

Ajo është partia më e mundshme me të cilën Berisha mund të realizojë koalicionin.

Edhe pse kjo nuk është pranuar publikisht, duke thënë se po shqyrtohen të gjitha mundësitë.

Por, Ilir Meta dhe Berisha kanë një marrëveshje në fuqi – ndonëse jo kolicion.

Aleanca ndërmjet tyre do të funksionojë vetëm për kandidatët për kryetar bashkie, pasi Partia e Lirisë ka hartuar një listë prej rreth 1 mijë e 650 kandidatësh për Këshillat Bashkiak.

Ajo në zgjedhjet e 14 majit i jep Berishës “fuqinë” për të regjistruar kandidatët e tij dhe i “merr” votat për Këshillat Bashkiakë.

Koha po mbaron, Berisha ‘me dhe pa’ dëshirë drejt një koalicioni

.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore