Stil

Adele shihet me unazë të martesës pas raportimeve se ajo është kurorëzuar me Rich Paul


Këngëtarja, Adele u pa me atë që dukej të ishte një unazë martese teksa ishte stadium duke përcjellë në një ndeshje të NBA-së ë bashku me të dashurin e saj, Rich Paul.

16-herë fituesja e çmimeve “Grammy”, këtë javë thuhet se e konfirmoi se më në fund u martua me agjentin sportiv, 41 vjeç, pas dy vitesh lidhje.

Dhe duket sikur ylli i hitit “Easy On Me” nuk po tallej, pasi ajo tregoi një unazë ari mahnitëse në atë gisht që i ngjan atyre të martesës, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Zogjtë e dashurisë u shfaqën me humor të mirë teksa u ulën pranë njëri-tjetrit në përballjen e mes  skuadrave, LA Lakers dhe Dallas Mavericks.

Në koncertin komedi të mikut të saj prej kohësh Alan Carr në Los Anxhelos, Adele ngacmoi se ajo dhe Paul më në fund kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Dy anëtarë të audiencës treguan pranimin e supozuar të Adelës në llogarinë Instagram Deuxmoi, thashetheme të famshëm.

Adele e ka përmendur veten si “gruaja” e Paulit në shumë raste, më së fundi në shfaqjen e saj të rezidencës në Las Vegas në shtator.

Ajo dhe agjenti sportiv dolën publikisht me romancën e tyre në korrik të vitit 2021, kur u fotografuan të ulur pranë oborrit së bashku në një ndeshje basketbolli NBA.

Në atë kohë, një burim i afërt me çiftin konfirmoi se ata ishin “100 për qind” në lidhje.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se marrëdhënia e tyre ishte “më e lehta” që ajo ka përjetuar ndonjëherë.

Adele ndan djalin e saj 10-vjeçar, Angelo, me ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki. Ish-çifti u ndanë në vitin 2019 pas më shumë se tre vitesh martesë.

Paul, nga ana e tij, ka tre fëmijë – Reonna, Richie dhe Zane – nga një lidhje e mëparshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore