Lajme

Abbott takon Maqedoncin, diskutohet forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtës


Nicholas Abbott dhe Ejup Maqedonci

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, këtë të mërkurë ka takuar ministrin e ri të Mbrotjes, Ejup Maqedonci, së bashkë atasheun britanik të Mbrojtjes dhe Këshilltarin e Mbrojtjes në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ne presim të vazhdojmë forcimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyere dypalëshe në fushën e mbrojtës”, ka shkruar shkurtimisht Abbott në rrjetin e tij social në Facebook.

Ndryshe të premten ministrin Maqedonci ka takuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osman.

Në një komunikatë për media e lëshuar nga presidenca ndër të tjera thuhet se Osmani ka vlerësuar lartë arritjen e deritanishme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa ka theksuar rëndësinë e angazhimit të mëtutjeshëm në avancimin e FSK-së në zhvillimin e plotë të kapaciteteve profesionale e operacionale në përputhje me standardet e NATO-s.

“Në këtë kontekst, në funksion të përmbushjes së synimeve si shtet, Presidentja Osmani siguroi se Ministria e Mbrojtjes do ta ketë gjithmonë përkrahjen e pakursyer të saj”.

Nga ana tjetër, Maqedonci e ka falënderuar Osmanin për mbështetjen duke u zotuar se do të angazhohet maksimalisht në përmbushjen e detyrave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore