Lajme

Abazoviç: Unë nuk po i hapi, por po i mbylli çështjet me Kishën serbe


Dritan Abazovic

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për media pas takimit me Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, ka thënë se draft kontrata me Kishën Ortodokse Serbe është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, por sipas tij, kushdo mund të iniciojë shqyrtimin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Duke folur për prioritetet e Qeverisë së tij, ai ka thënë se e vetmja mënyrë për të vazhduar rrugën evropiane është që kjo marrëveshje të realizohet duke thënë se “çështjet kishtare nuk i hapim, ne i mbyllim”.

“Prioriteti ynë është rruga evropiane dhe që ajo të realizohet, asnjë çështje nuk duhet të jetë pengesë për të. Çështjet kishtare nuk i hapim, ne i mbyllim. Ato janë hapur 10 vjet më parë, është absolutisht në përputhje me Kushtetuta dhe ligji, por çdo akt, qoftë kontratë apo ligj, nëse dikush e nis para Gjykatës Kushtetuese, mund t’i nënshtrohet verifikimit të tij. Nuk do ta kontestoja të drejtën dhe mundësinë e kalimit të atij lloj testi”, tha Abazoviç, transmeton mediumi malazez Vijesti.

Gjithashtu, ai tha se kjo çështje është trashëguar nga Qeveritë paraprake dhe si e tillë, duhet të përfundojë.

“Kjo ishte një pikë që u trashëgua nga ne, si disa çështje të tjera që janë të hapura këtu sot dhe që duhet të përfundojnë. Mendoj se është gjëja më e zgjuar t’i jepet fund dhe të fokusohemi në kapitujt 23 dhe 24”.

Kujtojmë se situata politike në Mal të Zi ka ndryshuar ndjeshëm prejse Qeveria e kryeministrit Dritan Abazoviç po provon ta miratojë draftin e “kontratës themeltare” me Kishin Ortodokse Serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore