Sport

Aaron Ramsey, i shumëkërkuari në Premier League


Aaron Ramsey ka vendosur të largohet nga Juventus-i dhe të kthehet në Premier League, pasi ka pasur një kohë të vështirë në Torino që nga transferimi i tij në vitin 2019.

Një rikthim në Arsenal është një opsion i mundshëm për mesfushorin, por ka edhe skuadra të tjera të Premier League të interesuara.

Ky mund të mos jetë opsioni më i mundshëm, duke pasur parasysh pagat e tij të larta, por një ribashkim po konsiderohet pasi Ramsey u largua nga Gunners kur kontrata e tij e fundit në Emirates mbaroi.

Mikel Arteta po përpiqet të ndërtojë një ekip energjik dhe rinor dhe, megjithëse mund të ketë një vend për një lojtarë si Ramsey, ai nuk i përshtatet profilit që Arsenali ka kërkuar kohët e fundit.

Nëse Ramsey nuk kthehet në Arsenal, një alternativë mund të jetë realisht rivalët e ish-klubit të tij Tottenham.

Kjo nuk do të ishte mirë për tifozët e Arsenal-it, dhe Ramsey më parë u përgjigj me një “jo” të prerë kur u pyet në 2018 nëse ai do të transferohej ndonjëherë te Spurs.

Por, Tottenham ka shprehur një interes në të kaluarën dhe, nëse ai është i dëshpëruar të kthehet në Angli pavarësisht se çfarë, një transferim i tillë mund të konsiderohet.

Newcastle po ashtu janë në gara pasi po kërkojnë emra të mëdhenj dhe ata kanë para për të përballuar lojtarë me paga të larta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore