Lajme

AAK: Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, ministri e eksperimenteve


Shemsedin Dreshaj, Deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Kritikën ndaj qeverisë për gjendjen aktuale në shëndetësi, Aleanca për Ardhmërinë e kosovës e ka drejtuar përmed një konference për medie, këtë të martë.

Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, ka qenë ministri e eksperimenteve.

“U ndërruan ministrat e shefat e departamenteve, madje kishte raste kur këto pozita mbetën bosh për muaj të tërë”, ka thënë Dreshaj para gazetarëve.

Ai ka shtuar tutje se kjo ministri nu kmund të funksionoj me ushtrues detyre.

“Shëndetësia nuk menaxhohet me ushtrues detyra që janë pa përvojë menaxheriale”, u shpreh Dreshaj.

Për 36 ditët e para të këtij viti, 35 mjekë e kanë lëshuar Kosovën, derisa shtoi se ikja e tillë e mjekëve nuk ka ndodhur as në vitet e 90-ta.

“Është mëkat që qytetarët të përballen me probleme nga më të ndryshmet në shëndetësinë tonë. Kemi mungesë të infrastrukturës, mungesë të barnave ku qytetarët detyrohen të kërkojnë lëmoshë për të siguruar ato”, ka shtuar ai.

Dreshaj tha se, si Aleancë, i rekomandon qeverisë disa hapa që duhet të ndërmarrë për të dalë nga kjo situatë.

“Për të dalë nga kjo situatë duhet që shëndetësinë ta shndërrojë në prioritet, duhet të fillojë reformën rrënjësore në sistemin shëndetësor, të bëhet me urgjencë pagesa e kujdestarive, urgjent të plotësohet në plotni lista esenciale me qind për qind të furnizimit dhe urgjent të bëhet zvogëlimi i listës së pritjes”, u shpreh Dreshaj.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore