Lajme

A u vra Pablo Neruda? Analizat konfirmojnë vdekjen nga helmimi


Analizat e mëtejshme të kryera nga një grup ndërkombëtar ekspertësh mbi eshtrat e poetit kilian Pablo Neruda konfirmuan praninë e një toksine që do të kishte shkaktuar vdekjen e tij më 23 shtator 1973.

Kështu thuhet në një intervistë të ripublikuar sot nga shtypi vendas, nga e njëjta familje e çmimit Nobel për Letërsinë.

Kjo, duke parashikuar kështu shpërndarjen publike të rezultateve zyrtare të analizave të shpallura fillimisht për të mërkurën.

“Tani e dimë se clostridium botulinum nuk duhet të ishte i pranishëm në kockat e Neruda-s dhe se ai u vra në vitin 1973 nga agjentët e shtetit kilian”, tha nipi i tij, Rodolfo Reyes.

Bakteri ishte identifikuar për herë të parë në vitin 2017 nga një grup ekspertësh, të cilët kishin avancuar hipotezën e helmimit dhe kishin vënë në dyshim versionin zyrtar që fliste për një vdekje si pasojë e një kanceri të paepur të prostatës.

Vdekja e Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto (emri i vërtetë i Neruda-s), ndodhi vetëm 12 ditë pas grushtit të shtetit të gjeneralit Augusto Pinochet, i cili i dha fund përvojës demokratike të Presidentit Salvador Allende në Kili.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore