Libra

A mund t’i ndihmojë teknologjia autorët të shkruajnë një libër?


Autori i famshëm amerikan, Mark Twain, u ka dalë kundër njerëzve që mendojnë se është e mundur që dikush të mësojë të shkruajë një roman.

“Një njeri, i cili nuk ka lindur me dhuntinë e shkrimit, e ka të vështirë të shkruajë një roman”, tha ai.

Një person, i cili nuk e ka të qartë historinë e tij, në fakt nuk ka një histori.

Shkrimtari britanik, Stephen Fry, e sheh këtë në një këndvështrim tjetër.

Ai thotë se autorë të suksesshëm janë ata që e dinë sa e vështirë është të shkruash një libër.

Çdo vit, në të gjithë botën, botohen 2.2 milionë libra, sipas Organizatës së Arsimit, e cila monitoron numrin e librave.

Për shumicën e këtyre autorëve, procesi i shkrimit është relativisht i pandryshuar që nga koha e Twain e deri në fund të shekullit të 19 -të.

Skicat dhe idetë e komplotit shkruhen për t’u deshifruar, zhvilluar dhe rafinuar me kalimin e kohës.

Sidoqoftë, këto ditë, teknologjia po e bën jetën e një autori më të lehtë.

Për Michael Green, shkencëtari amerikan i të dhënave, i cili shkroi një libër, nevoja për të përdorur teknologjinë dhe thjeshtuar procesin e shkrimit erdhi kur ai ishte në mes të shkrimit të librit të tij të parë.

Green thotë se shumë romancierë e fillojnë punën e tyre me pak më shumë se sa një ide të përgjithshme të një komploti ose një personazhi të veçantë.

“Ndërsa autori merr një ide të re që ata duan të sjellin në histori, janë në gjendje ta fusin atë në një kornizë natyrore. Ata po ndërtojnë një vizualizim”.

Teknologjia po ndihmon gjithnjë e më shumë që autorët të lidhen me lexuesin.

Kjo mund të jetë përmes përdorimit të thjeshtë të mediave sociale.

Faqja e internetit dhe aplikacioni i saj i lejon shkrimtarët të marrin pjesë në seanca pyetje dhe përgjigje të paguara drejtpërdrejt me lexuesit e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore