Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se, SHBA-të janë të angazhuara për të punuar urgjentisht për të siguruar ndihmë për Indinë në kohën e saj të nevojës.
“Sot ne jemi krenar që dorëzojmë dërgesën tonë të parë të pajisjeve kritike të oksigjenit, terapeutikës dhe lëndëve të para për prodhimin e vaksinave”, tha ai.
Just as India came to our aid early in the pandemic, the U.S. is committed to working urgently to provide assistance to India in its time of need. Today we are proud to deliver our first shipment of critical oxygen equipment, therapeutics and raw materials for vaccine production. pic.twitter.com/fAY2mHQLDi
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 29, 2021
Sipas Shtëpisë Bardhënjë dërgesë me furnizime mjekësore me vlerë 100 milionë dollarë do të mbërrijë në Indi të enjten.
Bëhej fjalë për 1 mijë bombola oksigjeni, 15 milionë maska (N95) dhe 1 milion teste të shpejta diagnostikuese, së bashku me lëndët e para që do t’i mundësojë Indisë të prodhojë 20 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.
Departamenti amerikan i Shtetit këshilloi të mërkurën amerikanët të mos udhëtojnë drejt Indisë, vendi më i fundit që vendos një paralajmërim ose ndalim të plotë për të vizituar vendin.
Ndihma nga ndërkombëtarët
Mëngjesin e së martës, më 27 prill, ndihma ndërkombëtare ka mbërritur në Indi.
Një numër vendesh janë zotuar të bashkohen në luftën kundër Covid-it, pasi sistemi i kujdesit shëndetësor po shkon drejt një kolapsi nga një valë e dytë vdekjeprurëse në vend.
Një fluturim nga Britania e Madhe, që mbante furnizime të domosdoshme mjekësore, përfshirë ventiluesit, zbarkoi në Indi në orët e para të mëngjesit.
Kriza bëri që ushtria gjermane të sigurojë një fabrikë të madhe të prodhimit të oksigjenit, ndërsa Franca ka thënë se ata do të dërgojnë furnizime në Indi përmes ajrit dhe detit.
Duke përfshirë tetë koncentratorë oksigjeni, kontejnerë me oksigjen të lëngshëm dhe 28 aparate për frymëmarrje.
Bashkimi Evropian (BE) tha se do të dërgojë ilaçe dhe oksigjen në Indi në ditët në vijim.
Premtimet e mbështetjes kanë ardhur gjithashtu nga Danimarka, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Australia dhe Butani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Regresi i Kosovës në lirinë e medias, Tahiri: S’do të kalohet pa llogaridhënie në Kuvend
-
Ben Jelloun: “Nuk është një revoltë anti-hebreje”
-
Një lumë parash nga arabët dhe kinezët: ja si e ndryshojnë lëkurën universitetet amerikane
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak