Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije se procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt përfundimit.
Numërimi vijon në nëntë KZAZ në qarqet e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Elbasanit. Në qarqet e tjera ndërkaq, janë përcaktuar edhe deputetët, të cilët do të përbëjnë Kuvendin e Shqipërisë në katër vitet e ardhshme.
Komisioneri nga ana tjetër, ka apeluar sërish për përmbylljen sa më të shpejtë të procesit.
“Komisionerët dhe numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit. Të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ-së”, shkruan Celibashi.
✅Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan).
🔴Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ. pic.twitter.com/zBYhBtFOl4— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 29, 2021
Katër ditë pas përmbylljes së procesit zgjedhor, duket se do të kemi një rezultat përfundimtar edhe për kandidatët. Projeksioni i plotë i 140 deputetëve, pritet të zbardhet së shpejti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Intervistë e Albanian Post me Ziadin Selën: “VLEN” fliste për Kurtin në fushatë dhe harruan partitë e tyre, tash e thërrasin zëshëm emrin e Mickoski-t
-
Amnistia Penale, PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë
-
Pse Izraeli dhe aleatët e tij i frikësohen ICC-së?
-
8 orët e ankthit të Erion Veliajt në SPAK