Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se ka zgjedhur të propozojë ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi si ministër të Brendshëm nëpërmjet një posti në rrjetin social Twitter. Ky propozim i kryeministrit Rama vjen pas dorëheqjes së parevokueshme të Sandër Lleshaj nga detyra e ministrit të Brendshëm, pas protestave që shpërthyen në vend si shkak i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
Lleshaj u dekretua si ministër i Brendshëm në vitin 2018 pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës nga posti. Lleshaj tha se dorëheqja e tij erdhi “si njeri e si prind që ndan modestisht dhimbjen me prindërit e femijët e familjes së Klodian Rashës, por edhe si shprehje mirënjohjeje e respekti për ata që më besuan, mbështetën, inkurajuan”.
Të enjten, më 17 dhjetor presidenti, Ilir Meta, dekretoi Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe njëkohësisht dekretoi shkarkimin e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, si edhe shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Bujqësisë. Pas dekretimit nga kreu i shtetit Bledi Çuçi do të vazhdojë detyrën e re si ministër i Brendshëm ndërkohë që Milva Ekonomi do të mbajë postin e ministres së Bujqësisë.
Bledi Çuçi është cilësuar si një figurë e qetë politike, jo polemizuese, një figurë që besohej se nuk do të kontestohej nga presidenti Meta. Kjo zgjedhje e kryeministrit Rama u cilësua nga analistët si një zgjedhje, e cila synonte të shmangte konfliktet përpara zgjedhjeve.
Bledi Çuçi u bë pjesë Partisë Socaliste në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Që nga viti 2007 ai mban detyrën e nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste. Në vitet 2013-2017 Çuçi ka qenë ministër shteti për Çështjet Vendore dhe koordinator kombëtar kundër korrupsionit. Gjatë mbajtes së këtij posti ai ka udhëhequr punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale. Nga tetori i vitit 2016, Çuçi është i deleguari politik i PS-së në qarkun e Gjirokastës. Që nga janari i vitit 2019, ai mbajti funksionin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste