Jose Mourinho është në garë për të qenë trajneri i ardhshëm i Celtic, menjëhere pasi u shkarkua nga Tottenham-i.
Mourinho u shkarkua nga Tottenham-i të hënën, por trajneri portugez ka thënë që është i gatshëm të kthehet në punë menjëherë.
Me sa duket, Mourinho do të bëjë një zgjedhje befasuese.
Trajneri dëshiron të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, por jo në Angli.
Në Skoci, ekipi legjendar Celtic ende nuk ka zgjedhur trajneri për sezonin e ardhshëm, me Mourinho-n që mund të jetë mundësi reale.
Me Steven Gerrard-in që është te Rangers, derbi Celtic – Rangers mund të ofrojë edhe një tjetër betejë të madhe, atë në stol.
Duke marrë parasysh kërkesat e Mourinho-s për pagën, kjo mund të jetë një lëvizjë e vështirë për Celtic, por asnjëherë e pamundur.
Emri tjetër në listën e Celtic-ut, është ish-trajneri i Bournemouth-it, Eddie Howe.
Mourinho përveç Celtic-ut, po mendon edhe punën si trajner i kombëtares portugeze, ose i një ndër klubeve të Major League Soccer në SHBA.
Se ku do ta gjejë e ardhmja 58-vjeçarin portugez, do të zbulohet shumë shpejtë…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, thotë Lajçak