Edhe në fundjavën që lamë pas, futbollistët e Kombëtares së Kosovës, shënuan paraqitje pozitive në klubet e tyre evropiane.
Disa prej tyre realizuan gola shumë të bukur dhe disa rezultuan vendimtar me ekipet e tyre.
Futbollisti i skuadrës Werder Bremen, Milot Rashica, shënoi gol në ndeshjen kundër gjigantit evropian Borussia Dortmund, në kuadër të xhiros së 29-të në Bundesligën gjermane.
https://twitter.com/DrdFootyMedia/status/1383780601833033730?s=20
Rashica realizoi një gol të bukur në minutën e 14-të, por goli i tij rezultoi i pavlefshëm, pasi që skuadra e tij e humbi ndeshjen me rezultat 4:1.
Futbollisti tjetër i Kosovës, Elbasan Rashani, ishte protagonist kryesor në fitoren e ekipit të tij Erzurum BB në udhëtim të skuadra Denizlispor në kuadër të javës së 34-të, në Superligën turke.
Rashani nuk ishte titullar në këtë sfidë, por ai u inkuadrua në lojë në minutën e 56-të, kur ekipi i tij ishte në disavantazh 2:1.
GOOOOOOOOOOOOOOOOOLLL
GOOOOOOOOOOOOOOOLL
GOOOOOOOOOOOOOOL
88 | Elbasan Rashani
Denizlispor 2 – 3 BB Erzurumspor #DNZvERZ pic.twitter.com/RbPXaQOpvd— Erzurumspor FK (@Erzurumspor) April 17, 2021
Pas hyrjes në lojë, futbollisti Dardan, shënoi dy gola shumë të bukur dhe të vlefshëm (në minutat 79 dhe 86), për t’i dhuruar një fitore të rëndësishme skuadrës së tij e cila po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit turk.
Gol të bukur realizoi edhe futbollisti tjetër i përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, i cili aktivizohet te skuadra hungareze Ujpest.
Lirim Kastrati 🇽🇰 of @ujpestfc1885 🇭🇺 scored his first ever for the Hungarian side.
What a beauty this one was 😍 https://t.co/ALUNxWZ2Vh
— Dardanian Footy 🇽🇰 (@DardanianFooty) April 17, 2021
Kastrati shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e nëntë të takimit, që skuadra e tij e mposhti me rezultat 3:0 ekipin e Mezokovesd-Zsory, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të ligës së parë në Hungari.
Gjithashtu një gol të mirë ka realizuar edhe Leart Paqarada, i cili së fundmi kishte marrë një vendim të çuditshëm, për të mos luajtur për Kosovën për një kohë.
🇽🇰🇩🇪 | LEART PAQARADA'S GOAL ☄https://t.co/Sv5d8mDHMQ
— Dardanian Footy 🇽🇰 (@DardanianFooty) April 17, 2021
Paqarada, i cili luan për skuadrën e St. Pauli që militon në ligën e dytë të Gjermanisë, shënoi gol në minutën e 22-të, në ndeshjen që ekipi i tij e mposhti Wurzburger Kickers me rezultat 4:0.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog