Gatimi

Spageti me midhje, jo vetëm shije


Receta e spagetit me midhje kombinon shijen e kripur të midhjeve dhe të erëzave të borzilokut e majdanozit. Pjata është perfekte për t’u shoqëruar me një gotë verë të bardhë.

Ndiqni më poshtë hapat e recetës për ta gatuar shumë lehtë në shtëpi dhe për të krijuar një vakt të shijshëm në çdo kohë.

Përbërësit: 1 kg midhje, 500 gr spageti, 200 gr domate konservë, 5 thelpinj hudhre, 1 qepë e vogël, ½ gotë verë e bardhë, ½ spec djegës (sipas dëshirës), erëza të freskëta si borzilok, majdanoz, piper i bluar.

Përgatitja

Në fillim ziejmë makaronat në një tenxhere me ujë dhe kripë.

Në një tenxhere tjetër të vendosur në zjarr hedhim vaj ulliri, qepë, hudhër, spec djegës dhe i skuqim pak, pa marrë ngjyrë.

Shtojmë midhjet dhe i lëmë për 3 minuta me kapak të mbyllur, në mënyrë që të hapen. Më pas i shuajmë me verë të bardhë.

Shtojmë domatet, salcë, piperin, pak kripë, majdanoz dhe borzilok.

Përziejmë salcën bashkë me pastën, dhe pjata është gati për t’u shijuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore