Pjesëmarrja e skuadrave italiane në Kupat e Europës do të vazhdojë falë kualifikimit të Roma-s në gjysmëfinalen e Europa Ligës. Verdhekuqtë do të përballen me Manchester United-in, për një bilet në finalen e Gdnaskut në Poloni.
Por, nga ana tjetër në Ligën e Kampionëve, ekipet italiane patën një paraqitje zhgënjyese. Inter-i nuk kaloi grupet, ndërsa Juventus-i u eleminua nga Porto në raundin e 16-ve.
Atalanta dhe Lazio ishin të pafata në short, pasi u përballën përkatësisht me Real Madrid-in dhe Bayern Munich-un.
Liga e Kampionëve u solli ekipeve italiane mbi 190 milionë euro. Juventus-i është ekipi që ka përfituar më shumë të ardhura. Bardhezinjtë përfituan 68.5 milionë euro nga të cilat rreth 30 milionë euro janë nga renditja historike dhe pjesa tjetër nga ndeshjet, të drejtat televizive dhe kualifikimet.
Në vendin e dytë qëndron Lazio. Lacialët grumbulluan 45.6 milionë euro, nga të cilat 12.2 milionë ishin nga renditja historike. Atalanta përfitoi 40 milionë euro, nga të cilat 5.5 milionë nga renditja historike.
Inter-i përfitoi 37.8 milionë euro. Por, atyre u mungojnë 9.5 milionë euro që do të vinin nëse do të kalonin fazën e grupeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
Universiteti Columbia në New York anulon ceremoninë kryesore të diplomimit, për shkak të protestave në Gaza
-
Ahmeti: Ndërhyrja e Kurtit nuk i bën mirë Kosovës – fqinjët duhet t’i ketë aleatë