Alessandro Florenzi është përshtatur mjaftë mirë me PSG-në. Por, klubi francez nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të blerë përfundimisht kartonin e italianit nga Roma. Si rezultat, Inter-i po provon nëse mund ta arrijë anësorin.
PSG vendosi të huazonte italianin në fillim të këtij sezoni pas largimit të Thomas Munier-it. Deri më tani, në Paris, Florenzi e ka treguar veten se është një lojtar që kundërsulmon mirë, ka teknikë dhe përqëndrim të mirë në lojë.
PSG ka të drejtën për të blerë kartonin e Florenzi-t për 9 milionë euro. La Gazzetta dello Sport raportoi më herët se Inter-i po tenton të hyjë në garë tashmë.
Për skemat e Antonio Conte-s, Florenzi është lojtari ideal, pasi përshtatet mjaftë mirë në 3-5-2 si mesfushor i pestë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës