Sport

Fiorentina kërkon të rinovojë me Ribery-n, por me kushte


Franck Ribery ka dy sezone që luan te Fiorentina dhe është në fundin e kontratës. Klubi Viola dëshiron të rinovojë me francezin, por jo pa kushte.

Në moshën 36-vjeçare dhe pas 12 sezonesh te Bayern Munich-u, Ribery vendosi të mbyllte kapitullin më të rëndësishëm të karrierës duke u larguar nga Mynihu për në Firence në 2019.

Fiore dëshiron ta mbajë Ribery-n në ekip deri në qershorin e 2022, por ka një kusht bazë. Për të qëndruar në Artemio Franchi ai duhet të pranojë ulje të pagës, nga 4 milionë euro në 2 milionë euro, brenda një sezoni.

Te Fiorentina, ai ka luajtur 44 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar nëntë herë. Por, ecuria e francezit është ndalur nga dëmitmet, që e kanë mbajtur jashtë fushave për disa kohë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore