Futboll

Aubameyang me malarje


Kapiteni i Arsenal-it, Pierre-Emerick Aubameyang është i sëmurë me malarje dhe është vetë ai që ka njoftuar situatën aktuale.

Sulmuesi i Arsenal-it u sëmurë me virusin famëkeq të malarjes ndërsa ishte me shërbim me kombëtaren gaboneze në mars.

Postimi në Instagram i Aubameyang-ut

“Përshendëtje njerëz, ju falenderoj shumë për të gjitha mesazhet e telefonatat”, shkruajti në Instagram Aubameyang pak minuta para ndeshjes se Arsenal-i të fillonte lojën kundër Slavia Praha-s.

“Fatkeqësisht u infektova nga malarje disa javë më parë ndërsa isha me shërbim me kombëtaren në Gabon. Kam kaluar disa ditë në spital këtë javë dhe mund të them se falë doktorit të shkëlyqyer, ndihem më mirë me çdo ditë që kalon.

Javët e fundit nuk ndihesha aspak mirë, por do të kthehem edhe më i fort se ç’kam qenë së shpejti. Tani do të shoh ndeshjen e djemve të mi”, përfundoi Aubameyang.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore