![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/1679291547430_180e0c18-8514-4144-ba53-ec3519f60f33.jpg)
Szymon Marciniak, është caktuar si arbitri i ndeshjes së sotme me eliminim direkt në Euro 2024 ndërmjet Italisë dhe Zvicrës.
43-vjeçari konsiderohet si një nga zyrtarët më të mirë në botë dhe tashmë ka arbitruar shumë ndeshje të rëndësishme në të kaluarën, duke përfshirë finalen e Champions League 2023 ndërmjet Inter-it dhe Manchester City-t.
Ai ishte në qendër të vëmendjes para asaj ndeshje për çështje jashtë fushës.
Marciniak, në fakt, ishte renditur si folësi kryesor në një tubim të ekstremit të djathtë në Poloni së bashku me politikanin Slawomir Mentzen, i cili njihet për pikëpamjet e tij homofobike dhe antisemite.
“Unë kurrë nuk kam mbështetur dhe as legjitimuar asnjë parti politike, organizatë apo politikan individual”, tha Marciniak atëherë.
“Unë, fuqimisht dhe qartë, distancohem nga çdo lloj pikëpamjeje, deklarate apo veprimi radikal, racist apo antisemitik”, theksoi ai.
Italia nuk fitoi asnjë nga dy ndeshjet e mëparshme të drejtuara nga Marciniak, duke humbur 3-1 nga Belgjika në një miqësore ndërkombëtare në 2015 dhe duke barazuar 0-0 me Anglinë në fazën e grupeve të UEFA Nations League në 2022.
Zyrtari polak ishte në krye të një derbi të Europa League italiane midis Roma-s dhe Milan-it në prillin e kaluar në “Stadio Olimpico”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vetëm dy portierë kanë pritur penallti nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi
-
Rrahjet e zemrës së CR7-ës ishin në nivelin më të ulët para gjuajtjes së penalltisë ndaj Sllovenisë
-
UEFA hap hetimet për gjestin e Merih Demiral në fitoren e Turqisë ndaj Austrisë në Euro 2024
-
Merih Demiral feston golin në Euro 2024 me përshëndetje ultranacionaliste
Lajmet kryesore
-
Hovenier, Kurtit: Drafti i Asociacionit s’është “non-paper”, s’është ide e ndonjë organizate këshillëdhënëse
-
Apeli i GJKKO-së rëndon akuzat ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë: Vepruan grup i strukturuar kriminal
-
Biden: Unë nuk po largohem, jam në garë deri në fund dhe ne do të fitojmë
-
Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë të habitur me intervisten skandaloze të ministres Haxhiu