Sonte në orën 22:00, Albanian Post transmeton dokumentarin “Manipulimi Special”, që zbulon një zhvillim shokues në Gjykatën Speciale
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/IMG_0599.jpeg)
Me fillim në orën 22:00 në Albanian Post do të mund të ndiqni dokumentarin “Manipulimi Special”.
Ky dokumentar, i treti me radhë, është prodhim i Albanian Post në bashkëpunim me emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
Në dokumentarin “Manipulimi Special”, zbulohet edhe një zhvillim shokues që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë, e që ka të bëjë me një manipulim kundër krerëve të UÇK-së – të cilët po përballen një në proces gjyqësor me akuza për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.
Dokumentari ekspozon prapaskenat e errëta, përmes të cilave furnizohet me dëshmitarë Gjykata Speciale.
Veç kësaj, në dokumentar jepen edhe shumë zhvillime të tjera që kanë të bëjnë me procesin në Hagë.
Sonte, e mërkurë, me fillim në orën 22:00.
Ndiqni këtu edhe dy dokumentarët e parë:
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Borrell: Kosova s’ishte e gatshme për takim trelateral, Kurti paraqiti tri kushte
-
Gonzato takim me kreun e KLSH-së: Institucioni, rol vendimtar antikorrupsional
-
Rama flet rreth “dashurisë së verbër” për Evropën dhe zbulon nëse Netanyahu do të arrestohej në Shqipëri pas vendimit të GJNP-së
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh nga rajoni i Mitrovicës