Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar me një video mesazh të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të Ramazanit.
“Sot i uroj të gjithë myslimanët në SHBA dhe anembanë botës, një Ramazan të bekuar”, shkruan Blinken-i në Twitter.
“Ramazani është një muaj reflektimi, lutjesh, bamirësie, agjërimi dhe bashkimi. Shumë myslimanë në vend dhe jashtë do të festojnë këtë Ramazan ndryshe. Nëpërmjet mbledhjeve virtuale digjitale apo ndërveprimit në distancë, për shkak të pandemisë Covid-19”.
Today I wish all Muslims in the United States and around the world a blessed Ramadan. #RamadanKareem pic.twitter.com/e3gSiZCG14
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 12, 2021
Blinken-i shton se “përtej humbjeve të mëdha këtë vit, janë parë edhe histori shprese dhe qëndrueshmërie në këtë mjedis të ndryshëm”.
“Nga punonjësit e domosdoshëm të shëndetësisë tek punonjësit e thjeshtë, myslimanët kanë qenë në vijën e parë të shërbimit, besimit dhe humanizmit. Për gjithë sakrificat që kanë bërë, ne jemi borxhlinj ndaj tyre”.
Sipas sekretarit të Shtetit, “ambasadat amerikane në botë do të vazhdojnë relatat e forta me vendet myslimane”.
Si muaj i shenjtë dhe i ripërtëritjes shpirtërore, i uroj të gjithë myslimanëve gëzuar Ramazanin”, përmbylli ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Stano: Për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do vendoset pasi të përfundojë raporti i Këshillit të BE-së
-
Kalvari i vuajtjeve të 25-vjeçarit në Miami, mes torturave në burg dhe talljeve të efektivëve
-
Haradinaj: Përgjithmonë krenar me heroizmin dhe mirënjohës për sakrificën e popullit tonë për liri
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Policia gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit