Pajisje

Evolucioni i iPhone: Çdo model nga 2007–2020


Evolucioni i iPhone

Cili ishte iPhone i parë?

Cili ishte iPhone i parë që doli? Kur doli iPhone i parë? A kishte kamerë? Sa versione të iPhone ka?

Këtu mund të lexoni historinë e plotë të iPhone. Ky artikull do të mbulojë evolucionin e modeleve të iPhone gjatë gjithë viteve dhe do të diskutojë ndryshimet e dukshme të bëra me secilën gjeneratë.

Apple ka lëshuar gjithsejtë 29 iPhone gjatë viteve, duke përfshirë linjën më të fundit të iPhone 12 dhe iPhone SE (gjenerata e dytë). Këtu është një vështrim i plotë në secilin evolucion të iPhone, duke filluar që kur Steve Jobs zbuloi iPhone origjinal në 2007.

iPhone: 29 qershor 2007

A mund të besoni se 16 GB është gjithçka që mund të vendosni në iPhone e parë? Sidoqoftë, nuk kishte shumë të dhëna për të vendosur atëherë meqë ende nuk kishte App Store.

Por, megjithatë ka pasur qasje në internet dhe një ekran, ndryshe nga telefonat e lëvizshëm dhe rrëshqitës të kohës. Dhe mund të përballonte vetëm 128 MB memorie. Kamera ishte 2.0 megapixels—pra, “e tmerrshme”. Por një telefon me një kamerë të integruar ishte konsideruar sukses.

iPhone 3G: 11 korrik 2008

Sa i përket specifikimeve të brendshme, iPhone 3G nuk ishte shumë ndryshe nga iPhone origjinal. Por tani ishte një App Store! Ky iPhone mori treguesin e tij për lidhjen me 3G, që do të thoshte hyrje në internet që në të vërtetë mund ta përdorni pa iu dashur ta hidhni iPhone nëpër dhomë.

iPhone 3GS: 19 qershor 2009

Apple prezantoi 32 GB për ruajtje me iPhone 3GS, duke e dyfishuar atë nga iPhone i parë. Shihet qartë, prezenca e App Store ndryshoi gjërat shpejt. Midis fotove, muzikës dhe aplikacioneve, 16 GB thjesht nuk do të ishte mjaftueshëm. Kamera mori një azhurnim në 3 MP dhe shtoi filmimin e videove. Apple gjithashtu shtoi Voice Control, megjithëse do të duhet të presim edhe disa vite para prezantimit të Siri (asistentit virtual).

iPhone 4: 24 qershor 2010

IPhone 4 ishte iPhone i parë që kishte një kamerë të përparme. Apple sikur të dinte që “selfiet” do të pushtonin botën. IPhone 4 ishte i pari me kamerë “front-facing” . Me 512 MB memorie, ai ishte i pajisur për të procesuar shumë më tepër sesa iPhone 3GS, i cili kishte vetëm 256 MB memorie. Ju mund ta shihni se teknologjia po fillonte të merrte formë, por 32 GB ishte akoma sasia maksimale e hapësirës që iPhone mund të mbante.

iPhone 4S: 14 tetor 2011

Ndryshimet drastike midis iPhone 4 dhe iPhone 4S: kamera kaloi nga 5 MP në një 8 MP. Tani, kjo është një azhurnim. Apple gjithashtu prezantoi opsionin e ruajtjes prej 64 GB por e mbajti kujtesën në 512 MB. Video mund të regjistrohet në 1080p. Oh, nuk mund ta harroj – përshëndetje, Siri! Apple shiti katër milion njësi të iPhone 4S në javën e saj të parë.

iPhone 5: 21 shtator 2012

Apple shiti 5 milion njësi të iPhone 5 në javën e parë. Kamera qëndroi e njëjtë, por memoria u rrit deri në 1 GB. Keni menduar se 3G ishte mirë?  iPhone 5 kishte lidhje LTE. Përshëndetje, internet kudo! Apple gjithashtu prezantoi “Lightning connector” me iPhone 5. Dhe për herë të parë, ekrani u bë më i madh! Të gjitha gjeneratat paraprake kishin 3.5 inç, por iPhone 5 ishte 4 inç.

iPhone 5s dhe iPhone 5c: 20 shtator 2013

Midis iPhone 5s dhe iPhone 5c, Apple shiti nëntë milion njësi në javën e parë të shitjeve. IPhone 5c ishte menduar të ishte pak më i përballueshëm dhe të kishte një guaskë plastike. Ishte në dispozicion në katër ngjyra të ndryshme. Nga ana tjetër, iPhone 5s prezantoi Touch ID, blic të dyfishtë dhe video me lëvizje të ngadaltë. Plus, ai përfshinte bashkëprocesorin e lëvizjes M7, i cili hapi një fushë të re të mundësive dhe gjithashtu ndihmoi në kursimin e jetës së baterisë.

iPhone 6 dhe 6 Plus: 19 shtator 2014

Apple tentoi të bëjë hapa më të mëdhenj midis modelit origjinal dhe edicionit S. Struktura e brendshme e iPhone 6 ishte shumë e ngjashme me ato të iPhone 5s. Dallimi më i madh ishte te ekrani dukshëm më i madh dhe gjithashtu Apple ofron një madhësi edhe më të madhe të quajtur 6 Plus. Ekrani u bë HD dhe u bë i funksional opsioni për të marrë një iPhone me 128 GB hapësirë ​​ruajtëse. Por sasia e kujtesës ishte e njëjtë, dhe kamera nuk pa një azhurnim megapiksel. Por nuk kishte rëndësi – Apple shiti 10 milion njësi në javën e parë.

iPhone 6s dhe 6s Plus: 19 shtator 2015

Të 6-at ndryshuan gjithçka. Epo, jo gjithçka, në thelb dukej e njëjtë. Por brenda, Apple e azhurnoi shumë iPhone 6s. Kamera bëri një hap të madh përpara duke kaluar nga 8 MP në 12 MP. Kujtesa u dyfishua gjithashtu nga 1 GB në 2 GB. Pasi iPhone 6 kishte disa probleme me “bending”, Apple i dha iPhone 6s seri 7000 alumin për t’u siguruar që ky problem mos të ndodh më kurrë. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, u prezantua 3D Touch.

iPhone SE: 31 Mars 2016

Mos mendoni se e kemi harruar iPhone SE. Kishte të gjitha specifikimet e brendshme të mrekullueshme të iPhone 6s në një paketë të vogël dhe pa 3D Touch. Por në përgjithësi, iPhone SE u prezantua si një opsion më i përballueshëm që njerëzit me të vërtetë e donin.

iPhone 7 & 7 Plus: 16 shtator 2016

Apple më në fund hoqi opsionin e modelit bazë 16 GB, me modelet bazë iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus duke filluar nga 32 GB hapësirë ​​ruajtëse dhe duke shkuar deri në 256 GB. Apple gjithashtu prezantoi një ngjyrë të re me shkëlqim Jet Black. IPhone 7 Plus u tregua më i popullarizuar se modelet e mëparshme Plus për shkak të kamerës së tij të re të dyfishtë, një azhurnim softueri që lejon përdoruesit e iPhone 7 Plus të bëjnë foto mbresëlënëse duke përdorur “Depth of Field”. Ndoshta tipari më i diskutueshëm i iPhone 7 dhe 7 Plus ishte ai që Apple hoqi: “the headphone jack” folenë e kufjeve. IPhone-ët e rinj kanë nevojë për një përshtatës për kufjet tradicionale. Apple prezantoi AirPod-et e saj pa tel në të njëjtën ngjarje që njoftoi se po eliminonte folenë e kufjeve.

iPhone 8 & 8 Plus: 22 shtator 2017

IPhone 8 dhe 8 Plus na prezantuan kamerën e mrekullueshme, me mjete të azhurnuara për redaktimin dhe filtrimin e imazheve tona. Përdoruesit përfundimisht (kryesisht) u mësuan të mos kishin një fole kufjesh dhe filluan të përshtaten me stilin e jetës pa tel.

iPhone X: 3 nëntor 2017

Duke folur për kamera të mrekullueshme, iPhone X përfshinte një kamerë ekstra të përparme që na lejon të bëjmë selfie të mahnitshme në modalitetin Portret. Sigurisht, iPhone të tjerë na lejojnë të bëjmë fotografi të këndshme, por iPhone X përfshinte mënyrën Portret për kamerën e përparme dhe ne u dashuruam me hapjen e parë.

iPhone XS & XS Max: 21 shtator 2018

iPhone XR: 26 tetor 2018

iPhone 11: 20 shtator 2019

iPhone 11 Pro: 20 shtator 2019

iPhone 11 Pro Max: 20 shtator 2019

iPhone SE (gjenerata e dytë): 24 Prill, 2020

iPhone 12 mini: 13 nëntor 2020

iPhone 12: 23 tetor 2020

iPhone 12 Pro: 23 tetor 2020

Dhe ne të gjithë jemi të familjarizuar me 3 vitet e fundit ku me çdo gjeneratë Apple po i afrohet përsosmërisë . Në kohen e këtij shkrimi ne jemi në prag të iPhone 13.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore