Luka Joviç-i do të kthehet te Real Madrid-i në fund të këtij sezoni, pasi të mbarojë periudhën e huazimit te Eintracht Frankfurt-i. Ai do të rikthehet një herë në Madrid dhe më pas do të vendosë për të ardhmen e tij.
Joviç-i u ble nga Real Madrid-i për 60 milionë euro, në qershorin e 2019 nga Eintracht Frankfurt-i. Por, kalimi në kryeqytetin spanjoll nuk ishte siç pritej për serbin. Shumë larg formës që kishte te gjermanët, Joviç-i luajti 11 ndeshje, duke realizuar dy gola dhe duke asistuar po dy herë.
Mesatarja e golave te Real-i për serbin ishte 0.18 gola për 90 minuta, ndërsa para transferimit në Madrid e kishte 0.62 gola për 90 minuta.
Me rikthimin në Bundesligë, ai shënoi tre gola në 12 paraqitje, duke qenë vetëm katër herë pjesë e formacionit bazë.
“Eintracht-i është një klub i veçantë për mua, në çdo aspekt, por të gjithë e dinë që zyrtarisht unë jam një lojtar i Real Madrid-it”, tha Joviç-i për Bild.
“Dhe do të kthehem në fund të sezonit. Është logjike që unë do të flas për hapat e ardhshëm të karrierës sime pas disa muajsh”.
Para transferimit në Madrid, Joviç-i shënoi 36 gola në 75 ndeshje me Frankfurt-in, duke dhënë edhe tetë asiste.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Me retorikë ka nisur Holokausti e Srebrencia, prandaj kemi përkrahje për ta neutralizuar nacionalizmin toksik të VMRO-së”, intervistë e Albanian Post me Bujar Osmanin
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Hamasi pranon armëpushimin