Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në mbledhjen e së premtes ka bërë të ditur se në mbledhjen e ardhshme do të bëhen të ditura tarifat për vitin e ardhshëm.
Kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë se aktualisht janë duke shqyrtuar të hyrat maksimale për konsumatorët.
“Në këtë fazë është faza e parë, përcaktimi i të hyrave tjera maksimale dhe pas pranimit të aplikacioneve në mbledhjen e ardhshme do të dihet saktë se sa do të jetë kostoja apo sa do të jenë tarifat për vitin vijues”.
“Janë duke u shqyrtuar të hyrat maksimale që për sistemin apo për konsumatorët janë të rregulluara 399.6 milion euro, këtu përfshihen të hyrat për KOSST-in edhe për KEDS-in në këtë shumë totale”, ka thënë Fejzullahu.
Në këtë mbledhje u tha se të hyrat maksimale për vitin 2024, për krejt sistemin e rregulluar janë 399.6 milion euro.
“ZRRE-ja në mungesë të një marrëveshje në mes të dy palëve në këtë rast të KEK-ut dhe KESCO-s, KEK-ut dhe KEDS-it dhe KEK-ut dhe KOSTIT, ka marrë për bazë çmimin aktual ose marrëveshjen aktuale në mes të këtyre të licencuarve”, ka shtuar ai.
Javën e kaluar ZRRE-ja, kishte thënë se në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill pritet që të hyjnë në fuqi tarifat e reja për energjinë elektrike.
Aktualisht ky institucion kishte thënë se është në fazën e analizimit dhe shqyrtimit të komenteve të dërguara nga palët e interesuara dhe siç thonë pas shqyrtimit dhe analizimit merret vendimi për të hyrat maksimale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Socialistët e Spanjës fitojnë votën katalanase, ndërsa separatistët humbasin terren
-
Sulmi rus në Kharkiv vazhdon, pasi Moska thotë se ka marrë pesë fshatra
-
Erdogan me sytë te Egjeu, energjia dhe emigracioni i parregullt, përpara takimit me Mitsotakis
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdim i krizës?
Lajmet kryesore
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
-
Komisioni Hetimor për shëndetësinë në ngërç, do të marrë zgjidhje?
-
Erdogan me sytë te Egjeu, energjia dhe emigracioni i parregullt, përpara takimit me Mitsotakis
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdim i krizës?