SHBA do të lejojë që fjala ‘Izrael’ të shtohet në pasaportat e amerikanëve të lindur në Jeruzalem
Administrata Trump pritet së shpejti të njoftojë se amerikanët e lindur në Jeruzalem tani mund të shtojnë fjalën “Izrael” në pashaportë si vendin e tyre të lindjes.
Vendimi, i konfirmuar nga një zyrtar amerikan, i marrë nga Presidenti Donald Trump favorizon Izraelin në konfliktin e gjatë Izraelo-Palestinez. Një tentativë tjetëer kjo për të afruar të krishterët ungjillorë, të cilët e mbështesin fuqimisht Izraelin, në kutinë e votave. Pashaportat amerikane nuk kanë përdorur frazën “Jeruzalem, Izrael” deri tani sepse statusi i saktë i qytetit është ende i diskutueshëm si pjesë e konfliktit Izraelo-Palestinez. Politika e SHBA-se gjithnjë ka qenë e prerë mbi faktin që kufijtë dhe statusi i qytetit janë çështje që i nënshtrohen negociatave midis izraelitëve dhe palestinezëve. Kështu, pashaportat amerikane thjesht kanë deklaruar se bartësit e tyre kanë lindur në “Jeruzalem”.
Por në dhjetor 2017, Trump njohu zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. SHBA që atëherë e ka zhvendosur Ambasadën e saj në Jeruzalem nga Tel Avivi. Vitin e kaluar Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se ndryshimi i politikës për pashaportat ishte në shqyrtim.
Çështja se si duhej renditur Jeruzalemi në pashaportat amerikane nxiti një vendim të Gjykatës Supreme të vitit 2015 sipas së cilit shumica vendosi që Presidenti, dhe jo Kongresi, të kishte autoritetin e vetëm për të dhënë njohjen e statusit qytetit.
Kohët e fundit, administrata amerikane ka qenë idhtari kryesor i akordeve mes Bahreinit, Emiratet te Bashkuara Arabe dhe Sudanit me Izraelin dhe po kërkon që ato të lëvizin drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre diplomatike me Izraelin, një goditje tjetër për shpresat e palestinezëve për mbështetjen ndërkombëtare për kauzën e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Von der Leyen vë bast gjithçka mbi Ursulën
-
ASK-ja: Komuniteti serb në jug po regjistrohet – për hezitimin e qytetarëve në Veri kemi zhvilluar takim me institucione ndërkombëtare
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku