Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) të enjten, pretendoi se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk do të thotë “përgatitje për luftë” dhe “nuk ka të bëjë” me situatën e tensionuar midis Kosovës dhe Serbisë, posaçërisht në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, por për “mbrojtjen e shtetit”.
“Serbisë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të luftojë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë. Vijat e kuqe janë të njëjta dhe do të doja që të mos kalohen kurrë – gjithmonë është më mirë të bisedojmë dhe të kërkojmë zgjidhje politike, se sa një pjesë tjetër e vendit të përfshihet në zgjidhjen e problemeve”, deklaroi ndër të tjera Vuçeviç, njëherit kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS).
Vuçeviç pretendoi se Serbia është e përkushtuar drejt ruajtjes së paqes e stabilitetit rajonal dhe për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërjmetësimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe mbështetjen e Sheteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndonëse autoritetet serbe shprehën rezerva për këtë.
Serbia hoqi dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak më 1 janar të vitit 2011, ndërsa propozimi për ritkthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak u iniciua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë në fillim të këtij viti. Në rast se Serbia vendos të kthejë detyrimin ushtarak, shteti serb do të bëhet një ndër vendet e e rralla në kontinentin evropian që merr këtë masë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë prezantimit të rezultateve analitike mbi aftësitë operacionale të Forcave të Armatosura të Serbisë (SAF) për vitin 2023, tha se vendi duhet të pajiset me një numër të madh të dronëve kamikaze, duke vlerësuar se kjo do të kontribuojë në kapërcimin e aftësive mbrojtëse të fqinjëve rajonalë në Ballkanin Perëndimor.
Vuçiç, pas takimit ku u prezantuan rezultatet analitike të aftësive operacionale dhe funksionale të ushtrisë serbe dhe ekspozimit statik të armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake ushtarake, theksoi se nga buxheti i paraparë për ushtrinë më së shumti para do të shkojnë për rritjen e pagave, ndërsa përmendi doktrinën ushtarake të mbrojtjes totale.
Gjatë një vizite në kazermën ushtarake “Topçider” në Beograd më 30 janar, presidenti serb njoftoi se janë ndarë para nga buxheti i Serbisë për “701 sisteme komplekse të armëve nga industria vendase” dhe se “më shumë se 850 të tjera” do të prokurohen në vitet në vijim, përfshirë sistemet ruse – rreth 740 milionë euro (804 milionë dollarë) për pajisje të reja ushtarake.
“Nëse shikoni se si po armatosen fqinjët rreth nesh, ne në përputhje me rrethanat duhet të forcojmë mbrojtjen – mbrojtjen totale. Ne jemi i vetmi vend neutral, ne nuk kërcënojmë askënd, integriteti ynë territorial është kërcënuar dhe në botën moderne, ku çmenduria po vazhdon, ne duhet të jemi gati”, deklaroi ai, duke përmendur shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Doktrina ushtarake e Serbisë bazohet në konceptin e mbrojtjes totale – një term që nënkupton se në rast lufte apo emergjence kombëtare, të gjithë sektorët e qeverisë dhe ekonomisë – sikurse ushtarake, ashtu edhe civile – janë të përfshirë drejtëpërdrejtë në planifikimin e mbrojtjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hetimi ndaj Trump | Johnson: Do ta mbajmë përgjegjës Smithin për abuzimet
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar
-
Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë
-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar