Lajme

SHBA/ 165 milionë vaksinime të kryera


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë administruar mbi 165 milionë doza të vaksinave anti-Covid. Mbi 208 milionë ndërkohë janë shpërndarë në gjithë Amerikën.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA.

Shifra shënoi një rritje me 4 milionë doza brenda ditës. 106 milionë njerëz kanë marrë vetëm një dozë. Për 61 milionë të tjerë ndërkaq, procesi është përmbyllur.

SHBA-ja ka në përdorim vaksinat nga Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson. Kjo e fundit, përdor vetëm një injektim për të ofruar mbrojtjen nga virusi.

Këto shifra pasqyrojnë një gjendje optimiste në superfuqinë botërore, për sa i përket procesit të vaksinimit masiv të popullsisë kundër virusit vdekjeprurës.

Më shumë se një e treta e popullsisë e ka marrë dozën e parë. 18% janë plotësisht të vaksinuar.

Me të tilla ritme, pritet që deri në përfundim të verës, SHBA-ja të ketë vaksinuat gjithë popullsinë e saj. Ky është edhe një zotim i presidentit Joe Biden, kur ai mori zyrtarisht drejtimin e shtetit.

Në terma globalë, SHBA-ja renditet e katërta në botë për përqindje të vaksinuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore