Ngacmuesi i dyshuar i Shakirës pretendon para gjykatës se është burri i saj, dënohet dyfish
Këngëtarja kolumbiane, Shakira u transferua në Majami me fëmijët e saj në prill të 2023-ës pas ndarjes nga ish-futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique pas 11 vitesh martesë.
Ndërkaq, autoritetet në Florida të Shteteve të Bashkuara, arrestuan 56-vjeçarin Daniel John Valtier me akuzën se dyshohet se përndjekte Shakira-n, teksa ai erdhi në derën e shtëpisë së saj me qëllim që të hynte brenda.
Sipas tij, ai ishte në një lidhje me këngëtaren kolumbiane, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.
Përndjekësi i dyshuar pretendoi dhe përsëriti para një gjyqtari në gjykatë se Shakira ishte gruaja e tij dhe ai fliste me të gjatë gjithë kohës.
Gjykatësi kishte vendosur tashmë garancinë me kusht në 50 mijë dollarë, por me pohimin dhe këmbënguljen e të pandehurit se ai ishte bashkëshorti i këngëtares, ai e rriti garancinë në 100 mijë dollarë.
Gjyqtari ka firmosur edhe një urdhër ndalimi në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj kontakti me këngëtaren kolumbiane, përmes askujt apo rrjeteve sociale.
Me përjashtim të paraqitjeve të kërkuara nga gjykata.
Sipas raportit të policisë, përndjekësi po përballet me një akuzë për ngacmim për publikimet në mediat sociale në lidhje me këngëtaren dhe dërgesat e çokollatës dhe shisheve të verës të bëra në shtëpinë e saj midis fundit të dhjetorit dhe fillimit të vitit 2024.
Arrestimi u bë pasditen e së hënës së 8 janarit, pasi autoritetet vunë re se përndjekësi kishte mbërritur në shtëpinë e këngëtares me një taksi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
12 maj, dita ndërkombëtare e infermierëve
-
Tom Selleck zbulon pse ai pothuajse refuzoi një kërcim me Princeshën Diana në darkën e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1985
-
Hailey dhe Justin Bieber së shpejti do bëhen prindër për të parën herë
-
Enrique Iglesias zbulon se çfarë mendon realisht Anna Kournikova për të kur ai puth fansat në koncert
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar