Vendimi i Spanjës për pranimin e pasaportës së Kosovës, duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve edhe në këtë shtet, sipas gazetës spanjolle “El Debate” të martën, paraqet “hapin e parë” drejt njohjes formale të pavarësisë së vendit të vogël ballkanik, derisa konsiderohet se ky akt do të nxisë pasionet e “nacionalistëve dhe mbështetësve” të pavarësisë së Katalonjës.
Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian (BE) që nuk e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Logjika është shumë e thjeshtë – nëse Madridi pranon se Prishtina ka të drejtën e pavarësisë kombëtare, atëherë standardi i njejtë duhet të aplikohet edhe në rastin e Katalonjës, rajon ky që prej kohësh synon shkëputjen dhe pavarësinë nga Spanja.
“Dhe njohja e Kosovës ka qenë gjithmonë një kërkesë e baskëve dhe katalanasve të cilët e shohin shpalljen e njëanshme të pavarësisë si një model për t’u ndjekur edhe pse Kosova ka shumë pak ngjashmëri me shtetin bask apo me Katalonjën”, shkruan gazeta e përditshme spanjolle në një artikull kushtuar polemikave në vend për vendimin e fundit të Qeverisë së Spanjës.
Njohja e pasaportës kosovare, përkundër faktit se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndonëse shpesh tregohet konstuktive sa i përket proceseve integruse të vendit, ka hapur sërish çështjen e rebusit Kosovë-Katalonjë në politikën spanjolle. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, akuzohet nga partitë opozitare për nxitjen e lëvizjeve seperatiste.
Një zyrtar nga radhët e lëvizjes katalanase për pavarësi “Bashkë për Katalonjën (Junts)”, pjesë e ekzekutivit spanjoll nën udhëheqjen e Partisë Socialiste të Punëtorëve (PSOE), ka thënë se janë të lumtur për liberalizimin e vizave për kosovarët dhe të gëzuar që do t’i anulojnë planet për të promovuar çështjen e pasaportave në Parlamentin e Spanjës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haxhiu: Me anulimin e listës së çmimeve të barnave ndaluam zhvatje milionash
-
Hovenier: Draft-statuti i BE-së do të rezultonte në përputhje me Kushtetutën, nëse do të dërgohej në gjykatë
-
Ministria e Ekonomisë i cilëson “të pavërteta” raportimet se subvencionet bazohen në moshë dhe gjini
-
Kurti e uron Sinanin për fitoren në Preshevë: Do të rritet mbështetja dhe bashkëpunimi
Lajmet kryesore
-
Hovenier: Draft-statuti i BE-së do të rezultonte në përputhje me Kushtetutën, nëse do të dërgohej në gjykatë
-
Goditja e grupit kriminal, SPAK zbardh detaje nga skema e trafikimit të qenieve njerëzore
-
Sulmohet kryeministrja e Danimarkës, arrestohet agresori
-
Hovenier: Qeveria e Kosovës s’mund të bëjë ç’të dojë, të rishqyrtohen vendimet për të evituar ngecjet