Rep artisti, DMX, është shtrirë në një spital privat në Westchester, pasi që pësoi një sulm në zemër, ka bërë të ditur avokati i tij.
“Gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë” , tha avokati i tij, me një ton zëri të shqetësuar për Page Six, transmeton Albanian Post.
Ai në ambientet spitalore është i rrethuar nga miqtë dhe anëtarët e familjes, tha Richman.
Artisti i zhanrit rep është i njohur për familjen e tij të gjerë me shumë fëmijë nga martesat e tij, duket të ketë pasur vizita edhe nga ta.
Gruaja e parë e DMX dhe të paktën disa nga 15 fëmijët e tij janë në spital me të, tha avokati.
Avokati nuk mund të konfirmonte një raport të TMZ se rep artisti, emri i vërtetë i së cilit është, Earl Simmons, pësoi sulmin në zemër pas një mbidoze të substancave narkotike.
“Unë refuzoj të garantoj për këtë sepse nuk kam njohuri personale,” tha avokati.
Lajmi për sulmin në zemër të DMX, bëri bujë në mediat sociale, ku shumë figura publike bënë lutje rep artistin i cili u rrit në Yonkers.
DMX përndryshe numëron shumë këngë të cilat u kthyen në hite menjëherë pas publikimit, të tilla si; “What’s my name”, Who we be”, “Slippin” e “Lord give me a sign”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Camila Cabello shpall datën e publikimit për albumin e ri “C, XOXO”
-
“Beteja” mes Drake dhe Kendrick Lamar – Dua Lipa në rolin e prezantueses televizive elaboron situatën
-
Koncerti falas i Madonna-s tërheq 1.6 milionë njerëz në plazhin Copacabana të Brazilit
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
Lajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Ardhja e Pahorit në vend të Lajçakut mund ta rikthejë idenë e shkëmbimit të territoreve