Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, ka deklaruar se Republika Islamike nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për sanksione të hequra “hap pas hapi” ndaj tyre.
“Qëllimi i politikave të Iranit është heqja e gjithë sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja”, tha një zëdhënës shtypi i Ministrisë së Jashtme.
Nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit ndërkohë, bëhet me dije se “vëmendja kryesore në mbledhjen që do të organizohet në Vienë të martën e 6 prillit, do të jetë rikthimi në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015”.
Këtë fakt e ka konfirmuar zëdhënësja për shtyp e DASH-it, Jalina Porter. “Presim diskutimet mbi hapat që duhet të marrë Irani për t’u rikthyer në marrëveshje”.
Ndërkohë, pala iraniane ka bërë të qartë se “nuk ka rikthim në marrëveshje pa pasur pranim të kushteve edhe nga SHBA-ja”.
Takimi në Vienë do të ndërmjetësohet nga Rusia dhe BE-ja. Një ditë më parë, nga Kremlini u shpreh siguria se “hapa të duhur po merren për rikthimin e marrëveshjes”.
Kjo e fundit, u firmos në vitin 2015 nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama.
Me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pati një rishikim të paktit bërthamor. Amerikanët dolën nga marrëveshja në vitin 2017.
Kjo i ngriti tensionet midis dy vendeve së shumti. Vrasja e gjeneralit Qasem Soleimmani, ishte gjithashtu shënjuese për raportet SHBA-Iran.
Mbetje të uraniumit janë gjetur në fabrika të mbyllura prej vitesh në Iran. Për këtë shkak, Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkoi monitorim të mëtejshëm.
Në të tilla site, Irani i ndaloi monitorimet e Kombeve të Bashkuara. Zhvillimet e tjera që priten të ndodhin, përfshijnë edhe rikthimin e këtyre monitorimeve në Republikën Islamike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”