Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të premten e 2 prillit, ka njoftuar përmes një postimi në media sociale Twitter, se janë kryer 172 mijë e 486 vaksinime, që nga fushata e vaksinimit.
Vetëm ditën e sotme, ministrja njofton se janë kryer 17 mijë e 23 vaksinime. Vetëm ditën e 1 prillit, janë kryer 16 mijë e 617 vaksinime.
Fushata e vaksinimit ka filluar me stafin mjekësor, duke vijuar më pas me grupmoshat +80 vjeç, që banojnë në shtëpinë e të moshuarve. Më pas procesi i vaksinimit ka vazhduar me personat mbi 80 vjeç.
Pjesë e vaksinimit janë bërë dhe mësuesit e pedagogët e universiteteve, duke vazhduar me vaksinimin masiv.
Gjatë ditës së 2 prillit, janë vaksinuar dhe gazetarët e terrenit, duke i lënë radhë në ditët në vijim, forcave policore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz
-
Zbardhen detaje tronditëse në Shkodër, nëna me 3 fëmijët mund të jenë vetëvrarë nga dhuna sistematike e bashkëshortit
-
Tragjike në Shkodër – Zhduket nëna me 3 fëmijët, një i mitur gjendet i pajetë në lumin Drin
-
Zhvillohen homazhe në varrezat e Dëshmorëve, përkujtohet 5 maji