Vuçiç do ta ekstradojë Radoiçiçin në Kosovë nëse i rrezikohet pushteti, thotë analisti malazez
Malik Kovaçeviç, koordinator ekzekutiv i shoqatës rinore të Iniciativës Qytetare “21 Maji” në Mal të Zi, në një intervistë për “The Geopost” të dielën, ka shprehur skepticizmin sa i përket mundësisë së bashkëpunimit të Serbisë për ekstradimin e kryekriminelit serb, Millan Radoiçiç, bazuar në fletarrestin e lëshuara nga Agjencia Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL).
Ekstradimi i organizatorit të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, sipas analistit malazez, mund të realizohet vetëm nëse do të ketë presion të fortë nga bashkësia e organizuar ndërkombëtare kundrejt presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe regjimit në Beograd.
“Nëse do të ketë presion të fortë ndërkombëtar, të cilin regjimi në Beograd s’do të mund ta përballojë, dhe pyetja është nëse regjimi do të bjerë… Unë besoj se regjimi serb dhe Vuçiçi më parë do ta ekstradojë Radoiçiçin në Kosovë, të cilën nuk e njeh, se sa të rrezikojë të rrëzohet nga karrigia”.
Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kërkuar nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku ka mbetur i vrarë togeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, të sillen para drejtësisë, ndërsa për Radoiçiçin dhe 11 persona tjerë, tashmë ekziston një fletarrest ndërkombëtar i lëshuar nga INTERPOL-i.
Megjithatë, analisti malazez është skeptik se sa do të jetë e gatshme Serbia të bashkëpunojë në mënyrë indirekte me institucionet e Kosovës për ta vënë Radoiçiçin para drejtësisë, sepse, sipas tij, sulmi i armatosur në veriun e Kosovës kishte për qëllim jo vetëm të destabilizonte këtë pjesë të territorit kosovar, por të shkaktonte konflikte të përmasave të mëdha.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rikthehen ndarjet rreth Unionit të Tregjeve të Kapitalit në Eurogroup
-
Mbi 50 mijë protestues në Tbilisi kundër ligjit mbi ndikimin e huaj
-
Mitsotakis: Iniciativa e presidentes së Maqedonisë së Veriut është e paligjshme dhe e palejueshme
-
Zëvendëskryeministri maltez jep dorëheqjen teksa pritej të bëhej komisioner evropian
Lajmet kryesore
-
Rama i shpërfill akuzat e Belerit, i quan histori të politikës greke
-
Komisioni Hetimor për shëndetësinë në ngërç, do të marrë zgjidhje?
-
Mitsotakis: Iniciativa e presidentes së Maqedonisë së Veriut është e paligjshme dhe e palejueshme
-
Raundi i 7-të për dinarin gjatë javës – rasti i fundit për zgjidhje apo vazhdimësi e krizës?