Vuçiç për kontratën mes KEDS-it dhe Elektroserverit: Jemi të kënaqur, nuk paragjykohet çështja e pronësisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës për energjinë elektrike midis kompanisë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) dhe kompanisë serbe “Drustvo Elektrosever D.O.O” në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).
Vuçiç ka veçuar dy aspekte, sipas tij, shumë të rëndësishme të kontratës midis KEDS-it dhe Elektroserverit. Ai ka thënë se pikësëpari kontrata e nënshkruar përjashton mundësinë që serbët në pjesën veriore të Kosovës të mbeten pa energji elektrike, ndërsa ka pretenduar se marrëveshja nuk e paragjykon as çështjen e pronësisë mbi sistemin energjetik.
“Jemi të kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje, duke shmangur kështu çdo mundësi që populli në veri të Kosovës të mbetet pa rrymë, kjo është në fund të fundit gjëja më e rëndësishme për ne. Për ne ka qenë një çështje tjetër e rëndësishme – ajo e pronës, në mënyrë që të mos paragjykohet çështja e pronës dhe ia kemi arritur”, ka thënë Vuçiç.
Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pa dhënë shumë detaje, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të shtunën gjatë ditës, ka njoftuar se KEDS-i dhe Elektroserveri kanë nënshkruar një kontrantë komerciale për energjinë pas një kohe shumë të gjatë, saktësisht pas marrëveshjes së vitit 2013.
“E mirëpres nënshkrimin e kontratës komerciale mes KEDS-it dhe Elektroserverit. Ky është hap i rëndësishëm drejt zbatimit të Udhërrëfyesit për Energjinë dhe drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar diplomati sllovak në platformën sociale “X” të shtunën , por nuk ka treguar si, ku dhe kur është nënshkruar kontrata në fjalë.
Elektrosever është pronë e kompanisë energjetike të Serbisë “Elektroprivreda Srbije (EPS)”, ndërsa licenën për operim në territorin e Kosovës në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative e ka marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fund të muajit qershor të 2022, pas dakordimit për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energji.
Kjo marrëveshje synon të normalizojë shpërndarjen, furnizimin, dhe faturimin e energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës të banuara me serbë etnikë – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Serbët në pjesën veriore nuk kanë paguar rrymë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ndërsa tani e tutje kjo çështje pritet të zgjidhet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë
-
Synimi i Kurtit për ta (ri)marrë Prizrenin | Totaj: Sa ka qenë LVV-ja në pushtet, qyteti ka përjetuar fazën e stagnimit
-
Bieber: Pasardhësit e Borrellit dhe Lajçakut kanë një shans për të përmirësuar dinamikën e dialogut
-
Vuletiç: Politikanët në Serbi e dinë se s’ka më njerëz që luftojnë për Kosovën
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Greqia përgjigjet ashpër pas betimit të Davkovës si Presidente e “Maqedonisë”: Kursi evropian varet nga Prespa, respektoni marrëveshjen
-
Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë